Analisti Preç Zogaj komentoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” deklaratën e të dërguarit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, i cili u shpreh se “Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”. Zogaj tha se qëndrimi ndaj Kurtit është pika që bashkon dy administratat amerikane dhe kjo ngre pikëpyetje për problemet që mund të ketë vetë Kurti. Për më tepër sipas Zogajt, nëse marrim parasysh se Kurti i ka fituar zgjedhjet pa betejë reale.

Është deklaratë invadente. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një përfaqësues i një vendi të ketë bërë një deklaratë të tillë të drejtpërdrejtë dhe të qartë. Duhet të kemi parasysh se Grenell ka një funksion. Ai është i ngarkuar nga presidenti Trump.

Ndoshta qëndrimi ndaj Kosovës është e vetmja pikë ku të dy administratat dhe në përgjithësi arkitektura politike e SHBA ka qëndrim të ngjashëm. Nuk di të ketë një pikë tjetër ku takohen administrata Biden dhe ajo Trump. Pra, kanë qëndrime kritike ndaj qeverisë “Kurti”.

Mos vallë ka një problem vetë Kurti që i paska të gjithë kundër?

Në zgjedhjet e 2021, Kurti ka mundur dy personalitete në arrest, nuk ka mundur dy opozita. Fusha ishte krejt e lirë.