
Gjykata e Katanias ka vendosur të lirojë nga burgu, Nazer Seitajn, i njohur ndryshe si “financieri” i grupit të Habilajve. Vendimi është marrë nga gjyqtarët e Katanias në Itali, të cilët vendosën të ndryshojnë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.



