Eksperti i çështjeve mjedisore Abdulla Diku foli në MCN TV mbi 22 prillin që njihet si Dita Ndërkombëtare e Tokës. Diku u shpreh se nuk bën punë vetëm taksa për grumbullimin e mbetjeve, por është me rëndësi ndërgjegjja qytetare për mjedisin. Diku tha se Shqipëria s’ka landfille cilësore për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa shtoi se incenerimi s’duhet të jetë hapi i parë për trajtimin e plehrave.
Kontribuojmë negativisht në mjedis. E kemi sjellë në një fazë, ku dëmi është i parikuperueshëm. Do duhen shekuj që natyra të rigjejë veten. Jemi në një situatë që s’ka optimizëm. Duhet t’i përdorim burimet në mënyrë që të kemi ne dhe të kenë edhe ata që do të vijnë. Popullsia do vijë duke u shtuar, Toka është apo ajo. Nëse nuk bazohemi te politikat e burimeve të qëndrueshme, atëherë kemi dështuar. Nuk bën punë vetëm rritja e taksës për grumbullimin e mbetjeve, është ndërgjegjja e qytetarëve. Ka të bëjë me sjelljen, ndërgjegjësimin, qytetarinë, politikat, dhe ne fund tarifat e rritura për territorin. Për sa kohë s’kemi landfille cilësore do kemi cedime të tilla, nga majat e maleve të larta deri në det. Direktivat evropiane janë të qartë, incenerimi është hapi i parafundit për mbetjet. Janë tre hapa të tjerë, nuk mund ta kalojmë incenerimin si hap të parë. Jam për menaxhimin, riciklimin, ripërdorimin dhe pastaj incenerimin. Nga pikëpamja e ligjeve, udhëzimeve, jemi jashtëzakonisht mirë, puna është te zbatimi”.



