“Makinë me dy timonë nuk ka”, Vasili i kundërpërgjigjet Saimir Tahirit

“Makinë me dy timonë nuk ka”, Vasili i kundërpërgjigjet Saimir Tahirit

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili, reagoi në lidhje me deklaratat e ditëve të fundit nga drejtues të PS-së për qeverinë e pas 25 qershorit, të cilës ata i janë referuar si “makinë me një timon”.

Vasili thotë se se makinat me një timon dhe pa frena kanë gjithnjë fund të njëjtë, njësoj si në vitin 1994, kur u zhvillua referendum, ku njësoj kërkohej që vendi të drejtohej nga një forcë e vetme politike.

“E kam dëgjuar edhe në vitin 1994, kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu”, thotë Vasili. “Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm sesa në vitin 1994”, shprehet ai.

Një ditë më parë, kreu i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, gjatë një takimi elektoral u shpreh se “makinë me dy timonë nuk mund të ketë dhe kjo është arsyeja se pse njerëzit duhet të votojnë PS-në si e vetmja zgjidhje për Shqipërinë që duam”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy