Zelensky në G7, Macron: Kjo mund të jetë një pikë kthese

Zelensky në G7, Macron: Kjo mund të jetë një pikë kthese

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Hiroshima me një aeroplan francez nga aeroporti i Jeddah në Arabinë Saudite, ku mori pjesë në samitin e Ligës Arabe. Presidenti ukrainas do të marrë pjesë personalisht në ditën e fundit të samitit në Japoni.

“Takime të rëndësishme me partnerët dhe miqtë e Ukrainës për të forcuar sigurinë dhe bashkëpunimin për fitoren tonë. Sot paqja do të bëhet më e afërt", shkroi ai në Telegram, menjëherë pas uljes.

Prania e Presidentit Zelensky në samitin e G7 "mund të ndryshojë kartat në tavolinë" për Ukrainën. Kështu i tha presidenti francez Emmanuel Macron homologut të tij ukrainas, gjatë takimit dypalësh mes dy krerëve të shteteve. “Është një mundësi unike” që Zelensky të flasë me aleatët e tij të G7, por edhe t'u paraqesë liderëve të vendeve jugore të ftuar në samit rastin e Ukrainës kundër pushtimit rus, tha Macron, duke përfunduar se prania e liderit ukrainas mund të jetë një pikë kthese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy