Dialogu Kosovë-Serbi/ BE: Takimi i radhës -porsa të lejojnë kushtet

Dialogu Kosovë-Serbi/ BE: Takimi i radhës -porsa të lejojnë kushtet

Kosova dhe Serbia zyrtarisht janë të përfshira në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, porse një takim në nivel liderësh, i parashikuar të mbahet në fund të shtatorit, është shtyrë vazhdimisht, nën arsyetimin e “bllokimit nga pandemia”.

Por në Bruksel insistojnë se dialogu nuk është bllokuar.

“Që nga rifillimi në korrik, dialogu po vazhdon dhe po avancon me takime të ekspertëve dhe në nivel politik. Takimi radhës i nivelit të lartë politik do të thirret në Bruksel, porsa të lejojnë kushtet”, tha për Radion Evropa e Lirë, njëri nga zëdhënësit e BE-së, Peter Stano.

Nga ana tjetër në Qeverinë e Kosovës thonë se vonesat në dialog janë të ndërlidhura ekskluzivisht me pandeminë.

“Për shkak të valës së dytë të pandemisë COVID-19, Brukseli është komplet i mbyllur për takime. Nuk ka asnjë pengesë tjetër. Janë duke vazhduar përgatitjet për takimet e grupeve teknike sapo të krijohen rrethanat”, deklaruan për Radion Evropa e Lirë nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Sipas tyre, aktualisht, nuk ka asnjë datë të përcaktuar për ndonjë takim të radhës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 7 shtator, ku presidenti serb kishte ngritur edhe çështjen e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, organ ky që Serbia kërkon të ketë kompetenca ekzekutive, e që do të menaxhonte një varg çështjesh për dhjetë komunat me shumicë serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy