BE shpall një axhendë të paprecedentë “thjeshtëzimi” për të konkurruar më mirë me SHBA-të dhe Kinën

BE shpall një axhendë të paprecedentë “thjeshtëzimi” për të konkurruar më mirë me SHBA-të dhe Kinën

Ekzekutivi i BE-së ka njoftuar "një përpjekje të paprecedentë thjeshtimi" për të shkurtuar rregulloret dhe për të nxitur inovacionin në një përpjekje për të ndryshuar tërësisht prirjen e rënies ekonomike të Europës dhe për të konkurruar më mirë me Kinën dhe SHBA-në.

Në njoftimin e saj të parë të politikës kryesore që nga fillimi i mandatit të dytë si presidente e Komisionit Evropian muajin e kaluar, Ursula von der Leyen nxori në pah propozimet e politikave që synojnë të nxisin ekonominë në rënie të Evropës. Planet, në një dokument me titull “Busulla e Konkurrencës”, i përgjigjen një raporti nga ish-kryeministri italian, Mario Draghi, i cili paralajmëroi se BE-ja rrezikonte një rënie të ngadaltë dhe agonizuese, nëse nuk do të ndërmerreshin veprime urgjente. 

Dokumenti riafirmoi objektivin e BE-së për reduktimin 90% të emetimeve të gazeve serrë për vitin 2040, të cilin von der Leyen ka premtuar ta sanksionojë në ligj. Presidentja e komisionit pranoi BE-ja ndonjëherë kishte vendosur kërkesa "komplekse" dhe "pjesërisht kontradiktore" për kompanitë, një referencë e dukshme ndaj ligjeve të miratuara gjatë mandatit të saj të parë.

Ajo tha se axhenda e thjeshtimit përputhej me objektivat e marrëveshjes së gjelbër të BE-së “Sepse ne duhet të përshpejtojmë. Sa më kompleks legjislacioni, aq më i ngadalshëm për të përmbushur objektivat klimatike”, u shpreh ajo. 
Biznesi evropian, shtoi von der Leyen, kishte dërguar një sinjal shumë të qartë se është përballur me "shumë kompleksitet" dhe "procedurat administrative janë shumë të rënda". 

Ajo premtoi një "përpjekje të paprecedentë thjeshtimi" që tha se do të reduktonte kostot administrative për kompanitë me 25% dhe me 35% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke e marrë të mirëqenë faktin që propozimet e komisionit do të miratohen dhe zbatohen. Lidhur me prodhuesit e makinave, që është një prej industrive më tradicionale të Europës, von der Leyen premtoi fleksibilitet për t’i ndihmuar ata që përballen me gjoba për mospërmbushjen e objektivave për reduktimin e emetimeve në vitin 2025. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy