
Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore.
Prani të pakta të reshjeve në skajet veriore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes pa ndryshime në mesditë, në zona malore 3/14°C, Zona e ulët 5/18°C dhe zona bregdetare 10/17°C



