Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi online një dokument, ku theksohet se Elvis Rroshi është kryetar i Bashkisë së Kavajës.
“Nje dokument nga Banditistani!
Kryebanditi mashtron shqiptaret se ai ka shkarkuar si kryetar bashkie perdhunuesin, njeriun me pese emra, trafikantin Ervis Rroshi!
Por dokumenti i dates 20.2.2017 me firma dhe vula deshmon dhe e nxjerr cullak Ramen ashtu siç eshte mashtrues ordiner dhe i paskrupull qe perdor postin per te mashtruar qytetaret!” shkruan Berisha.



