
Kosova ka regjistruar sot numrin më të madh të viktimave nga ky virus, që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë ndërruar jetën 36 persona nga virusi SARS-CoV-2.
Ndërkohë, rekord është edhe numri i rasteve të reja.
1 mijë e 630 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Viktima më e re e këtij virusi është një vajzë nën moshën 30 vjeçare nga Prishtina. Ndërsa 3 viktima të tjera janë nën moshën 40 vjeçare.
Situata e rëndë për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve me COVID-19 e ka detyruar kryeministrin Albin Kurti të anulojë udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian.
Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërrasë mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.



