Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë reaguar pas sulmit terrorist që tronditi Ankaranë mbrëmjen e së dielës. “Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre. Ne qëndrojmë në solidaritet me ngjarjen tragjike” është shprehur Bushati.
Ndërsa Ministrja Kodheli e ka konsideruar ngjarjen një akt të tmerrshëm terrorist.



