Kryesia e Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një mbledhje, ku u diskutua mbi zgjedhjet lokale të 14 majit.
MCN TV mëson se në Kryesi u propozuan dy emra për garën elektorale të kryeqytetit. Bëhet fjalë për Roland Bejkon dhe Jonila Godolen. Kujtojmë që më herët është aluduar edhe për shkrimtarin Rudi Erebara si kandidat potencial për kryeqytetin.
Grupimi i Alibeajt i propozoi kandidatëve të dalë nga primaret e Berishës që të garonin me logon zyrtare të PD, por deri më sot asnjëri prej tyre nuk ka pranuar ofertën.
Kujtojmë që në Tiranë janë konfirmuar deri më tani si kandidatë, kryebashkiaku actual Erion Veliaj, Belind Këlliçi nga grupimi Berisha dhe Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë.



