Xhemollari: Shteti në rolin e orakullit, bën parashikime, në vend se të reagojë me abuzimet e rritjes së çmimeve (VIDEO)

Xhemollari: Shteti në rolin e orakullit, bën parashikime, në vend se të reagojë me abuzimet e rritjes së çmimeve (VIDEO)

Prej ditësh çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar rritje dhe vijon edhe sot.

Shoqërisë i është bërë thirrje sot për protestë nga ana shoqërisë civile. Lidhur me këtë, aktivisti Rigels Xhemollari, tha në studion e “MCN live”, se situata është jashtë kontrollit, falë abuzimeve që po bëjnë tregtarët e papërgjegjshëm.

Kjo është vijim i protestës që kemi filluar që nga muaji tetor, sepse gjatë kësaj periudhë nuk u ndërmarre asnjë masë nga shteti, VKM që i paraqitëm Këshillit të Ministrave, nuk morën parasysh. Ne kemi ftuar fermerët, biznesin e vogël, taksistët, studentët, pra grupet që preken nga kjo rritje. Jemi në një situatë ku nuk mban më, dhe nëse nuk ndalemi, dinjiteti i qytetarëve do të nëpërkëmbet.

Kryeministri Rama deklaroi dje se rritja e çmimit ndikohet nga bursa dhe lufta dhe se nuk ka fuqi për ndërhyrje. Sipas Xhemollarit, shteti po bën rolin e orakullit, e jo të kontrolluesit nga abuzimet që po ndodhin.

Rama dhe ministrja Balluku i dhanë dje rrugë abuzimit, ata ose kanë probleme me perceptimin e problemit, ose bëjnë sikur. Nafta u duhet të gjithëve, është mjeti kryesor burimor për ekonominë.

Në këtë rast shteti bën rolin e orakullit, sinoptikanit, bën parashikime, thonë ju bëni një jetë tjetër, se kështu do të ndodhë. Bota ka pasur rritje por ka qenë rritje e moderuar, ku shteti ka luajtur rolin kontrollues, jo parashikues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy