
Lidhur me fjalën e kryeministrit Edi Rama, sot në Kuvend, teksa e konsideroi opozitën si "një kope budallenjsh" që "budallallëkun e kanë në ADN", deputeti i PD-se, Edi Paloka, tha sot në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se Ramën e kanë "rrahur dhe tallur" kur ishte i ri, ndaj ka këtë sjellje sot ndaj opozitës.
Paloka: Ky ka një problem të vjetër që në rini. E kanë rrahur, e tallte gjithë Tirana. Gjithë rinia e Tiranës, kur kalonte ky e tallnin dhe e rrihnin.
Ylli Rakipi: Po erdhi dita t’ju thotë juve budallenj të gjithëve. Budalla të ka quajtur edhe ty Palokë...
Edi Paloka: Kjo është pjesa e profilit të Ramës, që kur është përballë atyre që nuk ja kthejnë, bën këtë. Ka edhe nga ata që ja kthejnë edhe ndryshe. Ajo që është shqetësuese nuk është se bullizon Rama aty, sepse e ka bërë përherë.
Problem është se sot opozita nuk është në gjendje të përballet me këtë qeveri.



