
Jennifer Lopez dhe Maluma do të sjellin për fansat një bashkëpunim me dy këngë.
Premiera e dy këngëve të reja do të shfaqet më 24 shtator në orën 18:00.
Lopez ka postuar një klip promovues ku njofton se klipi “Pa’Ti-Lonely” lançohet të enjten dhe premiera do të paraprihet nga një vështrim i prapaskenave në TikTok, duke i kushtuar rëndësi aplikacionit që ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave nga Presidenti Donald Trump. Duke qenë se Lopez është një mbështetëse e rivalit tij nuk heziton të shkruajë në YouTube se “Gjithçka nis në TikTok”.
Gjithashtu Lopez dhe Maluma po punojnë bashkë në komedinë romantike “Marry Me”, e cila do të jetë gati më 14 shkurt 2021.



