
Protesta e opozitës e zhvilluar më 24 janar u prezantua si një moment vendimtar, ku kryeministri Edi Rama do të merrte, sipas opozitës, “përgjigjen e merituar”.
Deputeti i Partisë Demokratike dhe sekretari organizativ i saj, Flamur Noka, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se protestat do të vijojnë dhe se opozita nuk ka ndërmend të ndalet.
Ai paralajmëroi se opozita po përgatit protesta të tjera, duke theksuar se anëtarët e PD e shohin veten si të angazhuar për rrëzimin e qeverisë Rama.
Protestat e 24 janarit dhe të 22 dhjetorit janë shprehje e qartë e një kërkese për zgjidhje politike, duke e cilësuar Shqipërinë si një “narkoshtet” të krijuar në Evropë.
Ajo që pamë në këto dy protesta është pasqyra e irritimit të shqiptarëve, të cilët ndihen të vjedhur, të pasigurt me këtë qeveri dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar e për të refuzuar që Shqipëria të jetë narkoshtet dhe të drejtohet nga qeveritarë-kusarë.
Ky narkoshtet dhe kjo bandë kusarësh kanë marrë peng shtetin. Irritimi popullor do të vijojë.
Nga protesta e 24 janarit deri te revolta që do të vijë shumë shpejt,” deklaroi deputeti demokrat.
Opozita po përgatit protesta të tjera, duke theksuar se anëtarët e Partisë Demokratike e shohin veten si të angazhuar për rrëzimin e qeverisë Rama.
Ne do jemi në rrugë, në përballje, në revoltë. Nuk do të ndalemi derisa ta gjunjëzojmë.



