Pas dy vitesh hetime, policia në Abruzzo ka zhvilluar një operacion të koduar “Kanuni”, që ka çuar në ekzekutimin e 12 urdhër-arresteve për trafik droge.
Nga këta, 5 janë nën masën arrest me burg, ndërsa katër të tjerë me detyrim paraqitjeje.
Gjatë operacionit është sekuestruar drogë dhe një pistoletë. Hetimet kanë nisur në vitin 2015, kur arrestimi i një 43-vjeçari ka zbuluar rrjetin në të cilin ai bënte pjesë.
Grupi i shqiptarëve merrej me trafik droge, që vinte nga Roma, Lombardia, Marche dhe Pescara, ndërsa bazën e kishte në Pratola Peligna.
Përgjimet telefonike treguan se pjesëtarët e grupit i referoheshin drogës duke përdorur termat “kafe” dhe “cigare”. Organizata vepronte në bazë të lidhjeve familjare, ndërsa të hetuarit nuk takoheshin kurër me nëjri-tjetrin për të mos rënë në sy të policisë.
Në total janë sekuestruar 1.3 kg drogë, 9 mijë euro dhe materiale për konfeksionimin e saj.
Grupi i shqiptarëve ua shiste drogën kryesisht të rinjve të tri provincave. Në varësi të kërkesës, ata i furnizonin me heroinë, kokainë, marijuanë etj.



