
Prej ditësh shumë vende nëpër botë po përballen me përhapjen e shpejtë të variantit Delta cka ka bërë që të mendohet edhe për një rikthim të masave. Lidhur me këtë shqetësim botëror në një lidhje Skype në studion e lajmeve në MCN TV ka folur mjeku epidemiolog anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave z. Ilir Alimehmeti.
I pyetur nëse ka mbërritur varinati i virusit Delta në vendin tonë, ndërkohë që në shumë vende ai po bëhet mjaft agresiv, Alihmehmeti u shpreh se duhet marrë parasysh se ky variant është përhapur shumë, madje dhe në vendet tona fqinje, cka sipas tij ekziston një mundësi e madhe që të ketë hyrë edhe në Shqipëri.
Nuk bëhet dot sekuesncimi, por duhet marrë parasysh se ky variant është përhapur shumë, në të paktën 92 shtete, mes tyre dhe te fqinjët tanë si Kosova, Maqedonia e Veriut. Kjo lë të kuptohet se mundësia e madhe është që dhe të ne të ketë hyrë, por vlen të theksohet se ne shohim shifra të ulëta prej disa javës që do të thotë se edhe nëse ka hyrë nuk po shkakton rritje të rasteve dhe shpresojmë të vazhdojë kështu.
Ndërsa lidhur me lehtësimin e masave dhe aktivitete masive me mbipopullimet në lokale e plazhe sa mundësi ka që pasojat të shihen më vonë, mjeku Mehmeti deklaroi se:
Tani këto nga njëri krah i japin një mundësi virusit të qarkullojë, por e rëndësishme është sa përqind e popullatës është i vaksinuar. Në Shqipëri numri i personave që kanë kaluar virusin është i lartë si dhe vaksinimet duke krijuar atë imunitetin kolektiv. Ajo që dimë është se nga fundi i marsit dhe këtej kemi pasur ulje të vazhdueshme pavarësisht shumë aktiviteteve, heqjes së maskave etj, pra ne nuk kemi parë rritje të rasteve.



