
Kërkesa e krijimeve të komisioneve hetimore e papranuar nga maxhoranca si shkas për bllokimi e seancës së parlamentit, vijoj edhe dje.
Politologu Ilir Kalemaj, tha në MCN live se ngritja e Komisioneve Hetimore është e drejtë e opozitës dhe si e tillë, është ndër të vetmet që i ngelur opozitës duke ditur se mazhoranca ka bllokuar çdo lloj mekanizmi demokratik.
Sipas Kalemaj, ato kanë vlera të shumta demokratike.
Komisionet hetimore kanë vlerë për disa arsye, ndër arsyet e para është se janë ndër mekanizmat e paktë që kanë ngelur në dispozicion të opozitës në këto momente duke marrë parasysh faktin se të gjitha pushtetet tjera janë kaparuar nga mazhoranca, duke marrë parasysh faktin se ne kemi një republike autokratë me një klinetelizëm që ka kapur tëra nyjet e pushtetit dhe parlamenti është e vetmja hapësirë kur megjithëse në minorancë dhe të përçarë, deputetët e opozitës mundet të kërkojnë kërkesë llogari.
Së dyti në të gjithë vendet demokratike parlamentare botërore është shumë i rëndësishëm roli që kanë luajtur komisionet hetimore edhe për karrierat politike aty spikat edhe deputeti. Komisionet hetimore të rëndësishme hetimore ka pasur në SHNA, Itali, Francë, Gjermani, Greqi, që kanë ndikuar në pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe në rihapjen e skenës politike për aktorë të rinj.
Këtu ka pasur edhe komisione hetimore, dhe dimë se e majta ka marë komisione hetimore sa herë ka dashur, kur e djathta ka qenë në pushtet.
Për situatën e krijuar dje në Parlament, Kalemaj shpreh mendimin se ishte e vetmja formë demokratike që u ngeli ta përdorin teksa vlerësoi se është më e mirë sesa mbajtja e grevës.
Ajo çfarë pamë dje, mund të them se kur ke pak mjete në dispozicion, dhe kur ti kanë hequr të gjitha mjetet, interpelancat, përfshirë komisionet hetimore, është e vetmja formë që i ngel opozitës.
Është e vetmja formë që të mos shkosh në grevë urie, kjo është e vetmja formë që në fund të fundit është demokratike, pra nuk ka gjë të keqe se u morën karriget aty dhe pavarësisht asaj u votuan në këmbë dhe duket ashiqare ato vota nuk ishin aty.



