
Janë 10.619 krime lufte të regjistruara qysh nga nisja e konfliktit të armatosur në Ukrainë.
Një shifër e tillë bëhet publike nga Prokuroria e Përgjithshme e Kievit, qysh nga nisja e luftimeve më 24 shkurt.
Prokuroria thotë se pjesa më e madhe e krimeve të luftës kanë të bëjnë me mosrespektimin e ligjit të luftës.
Janë regjistruar 5038 krime kundër sigurisë kombëtare. Në më shumë se gjysmën e rasteve, krimi i supozuar është kërcënim për integritetin kombëtar dhe sovranitetin e Ukrainës, 814 procedime janë për tradhti dhe 61 për sabotim. Të dyshuarit e akuzuar, përfaqësues të udhëheqjes ushtarake dhe politike ruse, janë 622.
Që nga fillimi i konfliktit, në Prokurorinë e Përgjithshme janë vrarë 226 fëmijë dhe janë plagosur 416.



