FactChek/ Dhunë, përndjekje, shantazh! Martesat që u kthyen në makth dhe tmerr për gratë

FactChek/ Dhunë, përndjekje, shantazh! Martesat që u kthyen në makth dhe tmerr për gratë

Në më pak se dy javë, Opinioni publik dhe institucionet e ligjit në Shqipëri u përballen me situate deri në të paimagjinueshme. Hetimet dhe operacionet e kryera pas telefonatave denoncuese identifikuan dy Burrat Shqiptarë të cilët pasi kishin krijuar familje e lindur fëmijë me gratë e tyre, i kishin fituar ato me pa dëshirë në “BigBrother”.

Jo shoën dhe spektaklin televiziv, por në burgun brenda familjes monitoruar përgjatë 24 orëve me kamera.

Gjithçka nisi me historinë e Jetnor Zhabollit, më 25 Janar në dosjen e siguruar nga emisioni “FactCheck” thuhet: Kemi marrë njoftim nga Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në rrugën Selitë e vjetër në afërsi të xhamisë së Seltiës palletet Kola Invenst kishte një konflikt në një banesë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e patrullës së përgjithshme ku, dera ishte e mbyllur nga brenda dhe një zonjë e prezantuar si e ëma e shtetasit Jetnor Zhaboli quhej Hume, ku ka shpjeguar se brenda banesës ishte nusja e Jetnorit shtetasja E.Zhaboli dhe vajza e tyre e mitur 9 vjeçare të mbyllura brenda. Komunikojnë dhe na bëjnë me dije se Jetnori, djali i kishte mbyllur brenda.

Pas këtij kontakti të parë, hetuesit zbuluan burgosjen luksoze të familjes Zhabolli dhe monitorimin me kamera në pjesën e jashtme të kësaj familje.

Emisioni FactCheck sjell një kolazh të këtyre kamerave të cilat nisin nga dritarja e shtëpisë, korridori, dera hyrëse për të përfunduar në çdo cep të saj e deri në tualet e dhomën e gjumit të çiftit Zhabolli.

Ndërsa para hetuesve, Psikologut dhe Policisë familja Zhabolli duke nisur nga mamaja e Jetonit do të deklaronin:

“Për këtë shkak kanë bërë kontrolle dhe me specialistë dhe nga kontrolli nuk ka dal ndonjë gjë. Jetnori ka probleme të karakteri emocional tẽ cilat mund të shkojnë dhe mendore, e pranon me keqardhje si nënë se e ka djalin e ka pike të dobët. Jetnori ka probleme pasi nuk ka zhurma në banesë dhe kur e ka kontrolluar ajo së bashku me bashkëshortin nuk ka pasur zhurma , janë sajesa të tijat, ja thotë mendja. Jetnori ka ankesë ndaj bashkëshortes është xheloz për Esjonën, i ka marr dhe telefonin , E (nusja) nuk ka telefon”

Më e rëndë do të ishte dëshmia e shtetases E.Zhabolli, Bashkëshortja e Jetnorit e cila prej më shumë se një viti jetonte thuajse e “burgosur” në regjimin 41 biss dhe këtë e bënte prej dashurisë ndaj burrit.

“Prej një viti e gjysmë jetoj në banesë me kamera, pa dritë, nuk dal vetëm, nuk kam telefon dhe mbahem e izoluar në banesë. Sot më datë 25.01.2024 rreth orës 08:30 kur ka dal Jetnori ka dal nga banesa për të çuar në kopsht djalin na ka mbyllur me çelës mua, vjehrrën H.Zh dhe vajzën e mitur. Nuk kemi çelësa shtëpie dhe kur ka ardhur policia na ka gjetur të mbyllura në banesë. Ketë gjë bashkëshorti e bën gjithmonë nëse nuk jam me të, nuk kam asnjë komunikim me botën e jashtme. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk di gjë asgjë për familjen e pasi Jetnori mi ka ndërprerë komunikimet. Më ka dhunuar shpesh herë por nuk kam kallëzuar këtë fakt pasi e dua burrin. Më ka goditur para dy ditësh tek shtëpia e vjehrrit me shkelm ne shpatull pasi e më akuzon se flas me muret. Nuk kam asnjë dokument identifikimi pasi bashkëshorti mi ka marrë. Jetoj prej një viti e gjysmë dhe përjetoj këtë situatë dhe nuk mundem më. Ka kamera të lëvizshme në banesë, ka bllokues valësh, alarme, ka kamera të lëvizshme, janë të vendosura tek komodina e dhomës kur fle gjumë jam e monitoruar, e kontrolluar çdo moment. Në banesë në korridore ka kamera të vendosur në korridor, kurse pjesa tjetër është me kamera të lëvizshme. Ai ka blerë edhe aparat që gjurmon valët, gjatë konflikteve dhe dhunës së ushtruar ndaj meje kanë qenë prezentë fëmijët”

Jetnor Zhabolli u la në qeli me kërkesë të prokurorisë së Tiranës ndërsa hetuesit janë në pritje të ekspertimit mjekoligjore për të vërtetuar nëse ka apo jo probleme të shëndetit mendor.

Zhabolli dhe bashkëshortja e tij të dy ishin me arsim të lartë, me një nivel normal ekonomik ndërsa burri i arrestuar ishte 35 vjeç me profesion Ekonomist.

12 ditë nga kjo ngjarje të cilët e zbuloi një telefonatë në polici dhe komisariatin numër 1, më 6 shkurt 2024 do të ishte radha e familjes Mandri në Kodër Institut, lagje e kryeqytetit dhe ndërhyrja e Komisariatit numër 3, zbuloi burgosjen e një tjetër gruaje.

Pas dhunës ajo telefonoi policinë, duke kërkuar ndihmë dhe mbrojti. Ajo çka zbuluan hetuesit ishin pamja e jashtme e kësaj banese me kamera të një rezolucioni të lartë e po ashtu praninë e tyre brenda çdo dhome.

Për këtë ngjarje Policia e Tiranës nëpërmjet një deklarate zyrtare njoftoi se “Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje.  Mbylli në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.  

Po kush është i arrestuari?

Emisioni “FactCheck” sjell foton e tij quhet Asqeri Mandri tashmë në pranga, person i papunë dhe prej disa muaj ishte kthyer nga emigrimi në Gjermani.

Nga veprimet hetimore të kryera  hetuesit kanë konstatuar se 34-vjeçari baba i katër fëmijëve ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj.    

Ajo çka rezulton deri më tani është fakti se ky shtetas ka shfaqur xhelozin dhe dhunimin e gruas pas kthimit nga emigrimi. Ndërsa mamaja e tij gjatë komunikimit me gazetarët ka fajësuar nusen për mos respekt ndaj të birit dhe tradhti.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy