
Analisti Andi Bushati duke komentuar reagimin e kryebashkiakut Veliaj, pas arrestimit të drejtorëve të lartë të Bashkisë, të dyshuar për korrupsion me kompaninë "5D Konstruksion", tha se se Veliaj shfaqi "sindromën e hajdutit".
Sipas Bushatit, ai e quajti vjedhjen e 20 milionë euro, si një "anomali të vogël".
Ajo që më bëri përshtypje është sindroma e hajdutit që në mënyrë instruktive del.
Këtu po flitet që janë vjedhur mbi 20 milionë € kanë kaluar nga paratë publike tek firma që ata kishin krijuar për të grabitur. Dhe si e përshkruan Erion Veliaj, që dëgjuam,. Një anomali e vogël thotë mund të prishi imazhin e suksesit. Pra, vetëm një hajdut që luan me shifra kolosale 10 milion € mund ti duken anomali e papërfillshme. Dhe e dyta, ku duket sindroma e hajdutit, ore mirë tu kapen drejtorët e 5D por mos hidh shprehjen e Ramës, ‘hanë kumbulla pas kurrizit tim’, të thuash jo nuk dija gjë, etj.
Gjej një mënyrë tjetër për të dal në publik për tu justifikuar.



