Berisha mbledh Kryesinë/ Emrat për sekretariatet dhe nënkryetarët e PD

Berisha mbledh Kryesinë/ Emrat për sekretariatet dhe nënkryetarët e PD

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë, ku gjatë saj do të miratohen kandidaturat për sekretarë të përgjithshëm dhe nënkryetarë.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur për MCN se për postin e sekretarit të përgjithshëm morën dakordësinë e Kryesisë, Flamur Noka dhe Arben Ristani.

Ndërkohë për pozicionet e dy nënkryetarëve të PD morën dakordësinë Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi dhe Agron Shehaj.

Miratimin e Kryesisë për postin e sekretarit organizativ, e morën kandidaturat e Ervin Minarollit dhe Aurel Bylykbashit, ndërsa për çështjet organizative, Ivi Kaso dhe Çlirim Gjata.

Po sot në orën 17.00, do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar për të votuar këto kandidatura, duke përcaktuar kështu edhe pozicionet kyçe në selinë blu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy