Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë në ‘MCN Economy’ ka komentuar ndërtimin e portit të ri në Porto Romani për të cilin u shpreh se është një nga aferat më të mëdha dh se me instrumentet ligjorë qeveria mund të akuzohet për mashtrim publik.
Ai tha se është e sigurtë që porti do të jepet me koncesion dhe se deklarata për përftime nga porti janë të pabaza. Sipas tij, transferimi importit është me kostot të shumta dhe vështirësi të mëdha.
Mendoj se kemi të bëjmë me një aferë shumë të madhe që në fakt dihej, por do thosha se këtu nuk është se u mashtruam, ajo dihej që në momentin e parë që paratë do paguheshin nga taksapaguesit shqiptarë. Dhe në këtë moment them se problemin e madh kemi atë të demokracisë në vend, sepse të kesh një guxim kaq të madh që brenda një viti të ndryshosh argumentet me të cilën e kalove këtë projektligj, unë mendoj se problemi i madh është demokracia. Nuk e di në këtë rast nëse ka instrumenta ligjorë që qeveria akuzohet për mashtrim publik, nuk e di nëse ka instrumente të nevojshme për tu akuzuar për këtë.
Problemi është se ndihen shumë të sigurtë dhe fare thjeshtë thua sot një argument dhe nesër e hedh poshtë. E dyta nëse ne do pranojmë 430 milionëshin, kjo ul fizibilitetin e vetë portit të Durrësit. Ja vlen të bëhet një investim i tillë se na jep këto përfitime, por kur ti pranon se këto 430 mln euro do paguhen po nga ty atëherë bie fizibiliteti.
E treta që unë mendoj se do i vërë vulën, edhe pas këtij investimi kolosal dhe humbjeve nga zhvendosja e portit, mendoj se ky në fund ka për tu koncensionuar, ka për ti kaluar privatit. Pra do ndërtohet një port i ri me paratë e shqiptarëve dhe e sigurtë që do jepet me PPP, dhe ky është një tjetër problem i madh madhor që nuk thuhet. Pra edhe pas këtij investimi kolosal publik ky projekt ka për t’ju dhënë prapë privatëve që sot praktikisht janë në porto romano. Kemi të bëjmë me një projekt që s’ka fizibilitet.
Më tej ai theksoi se nuk duhet të gënjehemi me karamelet që hidhen majtas djathtas në të tilla afera dhe se sipas tij BE e kishte financuar portin e Durrësit dhe ti ja pezullove me zhvendosjen e tij.
Ata nuk janë dakord me mënyrën se si është ndërtuar ky port. Për mua nëse do analizojmë të gjithë treguesit financiar të skemës reale ne mjaftojnë të kuptojmë faktin se u hodh shifra prej 160 mln dollarëve këtu ishte dhe kredia se kanë falas tokën dhe përjashtimin nga taksat.
Është humbje për interesin publik dhe nëse i shohim të gjitha këto kosto shtojmë këtu dhe kostot që vijnë nga penalitetet e pritshme të gjykatave ndërkombëtare shto këtu dhe 400-500 mln të deklaruar deri në 2 mld që do shkojë porti i ri, shto dhe flukset që do humbasim në këtë kohë për sa i përket tranziteve. Unë ngul këmbë se ne kemi problem të theksuar demokracie në Shqipëri, qeveria e sotme nuk ka frikë as nga opozita, as nga opinioni publik dhe i vetmi kundërshtar real që mundet të kenë ata mund të jetë faktori ndërkombëtar.



