Ajsberg/ Vetingu i çuditshëm i Rita Gjatit, kryetarja e KPK firmosi nga Italia

Ajsberg/ Vetingu i çuditshëm i Rita Gjatit, kryetarja e KPK firmosi nga Italia

Emisioni “Ajsberg” u ndal sërish në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë te veçantë te pikëpyetjet në lidhje me vetingun. Rasti i marrë në shqyrtim në puntatën e kësaj të marte është ai i prokurores Rita Gjati.

Më datë 19.3.2021, KPK shkarkon prokuroren e gjykatës së Kukësit, Rita Gjati. Sipas vendimit, ajo nuk plotësonte kushtet e rivlerësimit kalimtar. E deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por … E gabimi, madje i rëndë kishte ndodhur një muaj më parë.

Pak kronologji.

Më datë 09.02.2021, Rita Gjati i drejtohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me 15 kërkesa për të bërë edhe një herë rishqyrtim të çështjes në lidhje me rivlerësimim e pasurisë. Ligji ia njeh këtë të drejtë.

Një ditë më pas, KPK në datë 10.02.2021, komisioni i përbërë nga: Alma Faskaj kryesuese, Lulzim Hamitaj anëtar dhe Genta Tafa Bungo - relatore, me vendimin nr 3 vendosi të rrëzojë kërkesat e prokurores Gjati. Vendim hyri menjëherë në fuqi.

Vendimi mban firmat e të tre anëtarëve të komisionit, por ajo që na bën më shumë konfuzë është se: A mund të shkruhet e zeza në të bardhë kur e “Bardha” ndodhet në Shqipëri dhe e “Zeza” në Itali?

Kryesuesja e trupit gjykues znj. Alma Faskaj, në datën që është marrë vendimi ka qenë jashtë shtetit shqiptar. Sipas të dhënave të sistemit Tims, ajo ka dalë nga shteti shqiptar për të udhëtuar drejt Italisë në datë 08.02.2021 dhe ka hyrë në Shqipëri në datën 17.02.2021, pavarësisht se zonja Faskaj nuk ka qenë fizikisht ditën e marrjes së vendimit, ajo ka hedhur firmën e saj të zezë në letrën e bardhë të dokumentit. Firmë e zezë mbi letër të bardhë, por që të nxin jetën në këtë rast.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy