Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e 4 gjyqtarëve në gjykatën e Durrësit dhe të Shkodrës.
Në faqen zyrtare të Presidencës janë publikuar edhe vendimet për emërimin e tyre. Arben Vrioni, i cili mban postin e Kryetarit të Gjykatës së Elbasanit dhe Anita Mici, e cila deri sot ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, janë dekretuar gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Durrës.
Ndërsa Aleks Nikolli dhe Hajrie Muçmata gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër.



