Kriza energjitike dhe çmimet/ Bozdo: Jo vetëm nga lufta, por keqmenaxhimi e korrupsioni i qeverisë

Kriza energjitike dhe çmimet/ Bozdo: Jo vetëm nga lufta, por keqmenaxhimi e korrupsioni i qeverisë

Ish-Sekretari Organizativ i PD Eno Bozdo foli në MCN Live lidhur me krizën energjitike, duke u shprehur se rritja e çmimeve nuk ka ardhur vetëm si pasojë e luftës në Ukrainë, por edhe nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni i qeverisë.

Masat nuk zgjidhin këtë situatë sepse nuk mund të zgjidhet sot. Kjo situatë ka ardhur jo thjesht si rezultat i rritjes së çmimeve kudo në botë, apo rezultat i luftës që nervozoi tregjet e energjisë kudo në botë, në radhë të parë ka ardhur si keqmenaxhim dhe korrupsion i shpërndarë në të gjitha ndërmarrjes e energjisë. Është situatë e paralajmëruar. Në tetor kryeministri foli për një krizë të tmerrshme. Kush është arsyeja që zbraze kaskadën e Drinit për një muaj?! Sot do ishim duke folur për tjetër gjë. Ne vuajmë nga keqmenaxhimi, vuajmë nga korrupsioni. Situata në OSHEE apo KESH është skandaloze. Edhe më keq nga 8 apo 9 vite më parë. Megjithëse pretendohet për një reformë thellë, situatën financiare e kemi më keq nga 8 apo 9 vite më parë. Është denoncuar KESH për tendera që dihet ku përfundojmë, për investime luksi, blerje energjitike jo transparente, kontrata për blerje dhe shitje jo të rregullta. Plus mungesa e reforma. Ndryshe do përballohej kriza nëse sektori do kishte qenë i shëndetshëm”.

Bozdo i konsideroi si qesharake deklaratat e ministres Balluku në rrjetet sociale për kursim të energjisë.

Shpalljet në Facebook për uljen e ndriçimit është thjesht për të thënë që qeveria po bën diçka, ndërsa s’po bën asgjë! Diversifikimi i energjisë duhet të kishte ndodhur vite më parë. Në kohën që u negociua TAP-i u këmbëngul nga ana jonë që në Seman të kishte një pikë daljeje, që të kishte rritje vit pas viti. Qeveria i ka duart të lidhura. Është kapur në çark edhe ministrja del në Facebook se duhen fikur dritat e restoranteve apo rrugëve. Kjo është qesharake. Mendoj që e keqja ende nuk ka ardhur. Sikur sot të kishim bursa të energjisë KESH-i do operonte ndryshe dhe OSHEE-ja do blinte me çmime më të lira. Diversifikimi duhet të ndodhë me shpejtësi. Me pak fat qeveria mund ta përfundojë në 4 vjet. Investime të tjera në    HEC-e dhe fotovoltaik”.

Bozdo u ndal edhe te oferta e Gazprom për Sali Berishën, duke deklaruar:

Di që Gazpromi ka qenë shumë i interesuar që TAP-i të mos ndërtohej. Ndërkohë që ishte edhe Southstream-i që e fuste edhe më thellë gazin rus në Evropën Juglindore, dhe që këtej të përfundonte në Itali, ku të kapte edhe pjesën tjetër të Evropën Perëndimore. Vlerësoj që nuk do ndërtohej TAP-i, gazi të vinte nga Rusia, sot varësia nga gazi rus sot s’do ishte 40 për qind, por 60 për qind. Kjo do ta bënte pozitën evropiane shumë më të vështirë se sot. E di që kanë ardhur, refuzimi është marrë”.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy