
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksoi se funksionet që ajo mban nuk janë funksione të zgjedhura, por funksione të emëruara, dhe sipas ligjit janë të pezullueshme.
Masat e sigurisë si arrest në burg, arrest shtëpie, kontroll banese apo kontroll personal, kërkohet autorizim nga Kuvendi. Ndërsa për rastin e pezullimit nga detyra, sipas saj, Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar më herët praktikën.
Diskutimi është nëse mund të pezullohet Balluku nga një funksion i emëruar nga Kryeministri dhe i dekretuar nga Presidenti. Sipas ligjit, funksionet e saj janë të pezullueshme, pasi nuk janë funksione të zgjedhura me votë.



