Gazetari Mariglen Kume në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV nga selia blu zbuloi detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.
Kume bën me dije se Gazment Bardhi u ka kërkuar deputetëve që t’i fokusojnë të gjitha diskutimet dhe denoncimet në seancën e të enjtes te çështja “Xhaçka”.
Kjo pasi deputetët e opozitës kanë informacione se PS do ta mbrojë ish-ministren, duke mos votuar dërgimin e shqyrtimit të mandatit në Kushtetuese.
Diskutimi për mandatin e Olta Xhaçkës në seancën e të enjtes ishte ka qenë fokusi mbledhjes së grupit të PD. Deputetët e opozitës kanë informacione se PS do ta mbrojë edhe në Parlament ish-ministren Xhaçka. Sipas tyre pritet që PS të mos votojë dërgimin e shqyrtimit të mandatit të Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, çka përbën sipas opozitës një shkelje të vendimit të Kushtetutës. Pikërisht për këtë kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar që të fokusojnë të gjithë diskutimet, denoncimet në Parlament në këtë çështje të rëndësishme. Pritet që Bardhi të dalë në një konferencë për mediat në lidhje me vendimmarrjen e grupit mbi çështjen Xhaçka”.



