
33 milionë euro kanë qenë fondet e BE-së të parashikuara si ndihmë të bujqësisë shqiptare që janë keqpërdorur.
Gazetari i ekonomisë Lorenc Rabeta tha në studion e “MCN Live” se masat e marra nga OLAF do të zgjaten në kohë kundër institucioneve. Sipas Rabetës kemi inkriminim të autoriteteve dhe të institucioneve.

Këto fonde janë parashikuar për bujqit, të blejnë pesticide, fara, për blegtorinë. Ndërkohë ishin përdorur për të ndërtuar vila, struktura hotelerie luksoze. Kemi pasur raste kur janë marrë paratë dhe janë zhdukur. Kemi zhvillim aktual të keq, e para për autoritetet që kanë humbur besimin tek strukturat evropiane që i ofrojnë këto para. Kemi një prishje të imazhit të institucioneve publike, të AZHBR-së dhe Ministrisë së Bujqësisë. Nuk prisja reagim kaq të ashpër, mendoja se do mjaftohej me një tërheqje vëmendje, ose me heqjen e disa personave nga puna. Kemi masa që do të zgjaten në kohë kundër institucioneve.
Kemi një moment për institucionet, por edhe për bujqit. Këto raste i marrin shënim dhe i nisin tek OLAF.
Kemi inkriminim të autoriteteve, por edhe të bujqve. Rezulton se bujqit shkojnë dhe i kërkojnë në rrugë korruptive këto fonde.



