Konflikti Izrael-Hamas/ Bazo: Zgjerimi i luftës do ishte një e keqe për mbarë botën (VIDEO)

Konflikti Izrael-Hamas/ Bazo: Zgjerimi i luftës do ishte një e keqe për mbarë botën (VIDEO)

Ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Jeronim Bazo në studion e lajmeve në MCN TV ka folur lidhur me situatën e sigurisë në botë në momentin që dy kampe lufte janë të hapura, por që rrezikohen edhe të tjera.

Ai tha se zgjerimi i luftës do ishte një e keqe e madhe e botës, ndërsa theksoi se gjithçka është akt i nisur nga Hamasi dhe se Izraeli vetëm sa po përgjigjet.

Lidhur me sulmin në Banjskë Bozo u shpreh se BE i ka kërkuar Serbisë qetë bëjë hetimet e duhura për të vendosur përpara drejtësisë përgjegjësit.

Intervista e plotë

1.Z. Bazo e parë në sensin strikt ushtarak çfarë përfaqëson konflikti i tanishëm mes Izraelit dhe Hamasit dhe këtu do të doja të ndaleshim te organizimi i depërtimit të grupit palestinez në territorin izraelit.

Sikundër është bërë e qartë për publikun, u bënë 15 ditë pas masakrës që grupi terroristë i Hamasit kreu ndaj territorit të Izraelit e cila na çoi sot në një konflikt më të zgjeruar. Pra Izraeli sot ndodhet në një konflikt të hapur me Hamasin. Ky është një konflikt i hapur që përshkallëzohet nga dita në ditë. Qëllimi i aleatëve të izraelit, SHBA dhe NATO është ndalimi, ose pengimi i përhapjes së këtij konflikti në jug të Libanit, njëkohësisht një situatë e tensionuar në bregun perëndimor, pra gjithë rreziku është që të mos përshkallëzohet situata në një luftë frontale dhe të mos përfshihen vendet e tjera. Ndërkohë që kemi një konflikt të hapur të Rusisë ndaj Ukrainës, dhe kjo tjetra mund të ketë pasoja të efekteve të tjera, mund ti hapë oreksin duke rritur tensionet dhe në Tajvan, detin e Kinës Jugore dhe kjo nuk do të ishte e mirë për botën.

2.Mund të quhet ky një konflikt asimetrike për një ushtri të rregullt dhe si mund ta klasifikojmë përballjen e tanishme: kemi dy ushtri cilësisht të ndryshme, një shtet me një grupim që vepron në 350 km2…

Ajo që quhet asimetrike pasi ushtria e Izraelit dhe vetë shteti nuk është se po ndeshet me një kundërshtar të identifikuar, me trupa të identifikuara me uniformat përkatëse që ndjekin rregullat e njohura të konflikteve. Ndërkohë kemi të bëjmë me një organizatë tipike terroriste që ka zënë për fyti atë territor që quhet Rripi i Gazës me një dendësi të lartë të popullatës dhe qëllon nga të tilla pozicione me mburoja njerëzore, dhe nga aty qëllon me raketa. Ky është tipiku i asimetrizmit.

Nuk është fuqizuar rezistenca palestineze, Hamasi nuk është shfaqje e rezistencës palestineze, nuk kemi të bëjmë me shtyrjen përpara të axhendës palestineze, por kemi të bëjmë me një organizatë tipike terroriste. Ndërkohë të përdorësh mburojat njerëzore dhe të kryesh masakra të këtyre përmasave si ato të 7 tetorit, duhet maturi dhe kujdes sidomos nga izraelitët për të mos u konsumuar nga urrejtja dhe inati.

3.Ka kuptim ndërhyrja tokësore në një rast të tillë? Pak ditë më parë ish-shefi i CIA-s Petraus paralajmëroi shmangien e një operacioni tokësor pasi sipas tij do të kishte pasoja serioze për Izraelin…

Petraus vuri në dukje se nuk është e lehtë një ndërhyrje tokësore, por kjo s’do të thotë se është e pamundur, por vetëm se duhet kujdes. Izreali po bën atë që duhet se po mbron popullatën e tij dhe ka për detyrë të eliminojë çdo aset në Hamas, por se si do ta kryejë këtë është çështja sepse duhet kujdes për të mos rënë në gabimet e ndodhura herë pas here. Por nuk duhet të harrojmë se ky është një akt i krijuar nga Hamasi.

4.Ka sinjale për zgjerimin e konfliktit me grupimin Hezbollah, ndërkohë që Turqia duke qartë se po përgatitet të mbështesë Hamasin në këtë përballje. Çfarë do të thotë kjo për Izraelin dhe mendoni se një gjendje e zgjatur konflikti do të sillte pasoja afatgjata edhe për Europën?

E thamë se përshkallëzimi i konfliktit dhe kohëzgjatja e tij do ishte në dëm të vetë Izraelit, e shoqëruar me viktima në pjesën civile do fillonte ta gërryente disi, do kishte kosto në mbështetjen ndaj Izraelit dhe këtë se dëshirojmë, por mendoj se dhe përkrahja e komunitetit demokratik ndaj Izraelit do ta bëjë punën e vetë.

5.Viijmë në Kosovë. Z. Bazo sipas jush çfarë ndodhi në Banjskë? Çfarë mund të bënte një grup 35 veta në atë zonë?

Edhe atje do thoja se ndodhi në akt tipik terrorist i paprovokuar pasi çoi në humbjen e jetës së një pjesëtari të policisë së Kosovës. Një akt i mirëfilltë terrorist për të f shfrytëzuar këtë situatë të brishtë në kushtet rajonale për të treguar se ne jemi të fortë dhe të bëjmë një provë në veriun e Kosovës. Besoj se nuk do arrinin më gjatë sepse atje funksionon KFOR dhe do i kthehej në bumerang dhe do ishte akoma më e vështirë që serbët ta justifikonin. Por mesa po ndjekim BE po kërkon me forcë nga Serbia të kryejë hetimet dhe të vërë para drejtësisë përgjegjësit.

6. Pse dështoi përpjekja sipas Jush dhe pse Serbia u tërhoq nga përgjegjësia?

Duke parë se shkoi më larg se duhej dhe organizimi i policisë në Kosovë që tregoi se janë në lartësinë e duhur kjo tregoi se ata nuk mund të sulmonin më tej. E ndodhur para këtij fakti si me thënë dhe Serbia i la jetimë, pa mbrojtje. Gjithsesi në çdo situatë të brishtë koha po tregon se janë aty gati për të dhënë sinjalet që provokojmë prandaj duhet kujdes nga Kosova për të mos rënë pre e këtyre reagimeve.

7. Ne kemi disa të dhëna për numrin aktiv të personelit, por ka pretendime në media se ka 1900 kërkesa për largim. Ju keni dijeni dhe çfarë duhet të ndryshojë qoftë edhe në politikën e rekrutimit?

Unë do thoja se janë ok me shifra normale, do thoja se në dinamikën e rekrutimit të FA, ne jemi një ushtri profesioniste, rekrutimi bëhet mbi bazën e marketingut për të shërbyer në vendin e tyre nën uniformë ku i afrohet një pagesë që vjen gjithnjë në rritje. Megjithatë ndodhemi në një dinamikë të tillë ku ndodhët Shqipëria, rajoni dhe Evropa, ku lëvizjet e lira, qytetarët kanë mundësi më të mëdha zgjedhjesh se ku do punojnë dhe kjo sjellë atë fluksin e rekrutimeve në FA. Rekrutimi është i suksesshëm, por ideale do të ishte të kishe mundësi më të mëdha zgjedhjesh, që të ofroheshin 10 kandidatë për 2-3 vende të mundshme. Ato largime janë normale.

8. Pse nuk është më ushtria një sektor që thith talente dhe cilësi si dikur?

Që të jesh ushtarak i talentuar ajo bëhet dalëngadalë. Janë cilësi që fitohen me eksperiencën, kemi talente që dhe kemi shkëlqyer në disa disiplina ushtarake. Por dua të theksoj se profesioni i ushtarakut është fillimisht profesion i karakterit. Kur unë shërbeja kishim batalione, ndërsa sot është menduar që dalëngadalë të shkohet për të pasur mundësia reagimi më të shpejtë në situata të ndryshme. E shoh si një zhvillim normal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy