Cila është origjina e vërtetë e Kristofor Kolombit? 

Cila është origjina e vërtetë e Kristofor Kolombit? 

Universiteti i Granadës dhe disa laboratorë ndërkombëtare do të analizojnë eshtrat e eksploratorit të famshëm, për të zbuluar nëse ai vjen nga Italia, Portugalia ose ndonjë zonë e Spanjës.  

Me ndihmë të teknologjisë më të avancuar gjenetike tetorin e ardhshëm, do të zbulohet një ndër enigmat më të mëdha historike . Një hetim i nisur nga Universiteti i Granadës, në bashkëpunim me laboratorë nga Granada, Firence, Roma, Teksasi dhe Meksika do të zbulojnë vendin e tij të lindjes në bazë të analizave gjenetike, të cilat do të analizojë eshtrat e eksploratorit të famshëm, duke i krahasuar ato me eshtrat, që besohet se i përkasin anëtarëve të familjes së tij.  

Ndoshta po vjen dita për të rishikuar të dhënat, që deri më tani janë konsideruar si të vërteta në histori. “Ne jemi në fazën më vendimtare, pas një pritje të gjatë për teknologjinë më të avancuar gjenetike, e cila do të garantojë shanset më të larta për sukses,” thanë studiuesit e projektit të famshëm, i cili quhet DNA-ja e Kolombit: Identiteti i tij i vërtetë (Columbus DNA: His True Identity).  

Kolombi ndërroi jetë me 20 maj 1506 në Valladolid, por vendi i tij i lindjes nuk është vërtetuar ende. Italia është përfshirë në këtë projekt, për të shmangur keqkuptimet dhe dyshimet në rast se vërtetohet, që Kolombi nuk është nga qyteti italian i Xhenovës. 

Rezultati i studimit do të bëhet i ditur në një dokumentar të drejtuar nga Francisco Lopez, prodhuar nga stacioni televiziv publik i Spanjës RTVE dhe Story Productions./El Pais/ Përktheu: Ina Merlika/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy