Paratë e premtuara nga Brukseli për rindërtimin, kryeministri Rama kërkon t’i shohë sa më shpejt në llogaritë e qeverisë pasi sipas tij njerëzit janë të paduruar për t’u futur në shtëpitë e reja.
“Shpresoj që BE të jetë më i shpejtë se zakonisht në kuptimin e nevojës për të dhënë rezultate më shpejt, se është program ku koha është thelbësore e njerëzit nuk presin dot, natyrisht procedurat të respektohen, por procedurat janë kaq të gjata, por jo kur bëhet fjalë për shtëpitë e shkollat.”
Në mbledhjen e radhës së Komitetit të Rindërtimit, ku ishte e pranishmë edhe ambasadorja amerikane , Juri Kim kreu i qeverisë nuk i kurseu falenderimet për Shtetet e Bashkuara dhe angazhimin e tyre që ky process të jetë transparent. Nga ana e saj diplomatja amerikane tha se ndihma e Shteteve të Bashkuara, ndonëse me një vlerë simbolike është një investim real për Shqipërinë.
“Për ne si SHBA është hera e parë që ju kemi qëndruar pranë në një moment të tillë të vështirë, por do të vazhdojmë të jemi krah jush të ofrojmë ndihmën teknike që mund tu nevojitet për tu siguruar që donacionet nga gjithë bota, por edhe tonat, të shpenzohen në mënyrën e duhur në përfitim të qytetarëve shqiptarë”.
Rama kërkoi që edhe BE të bëjë të njëjtën gjë me monitorimin e shpenzimeve, që nga tenderimi te mbikëqyrja dhe marrja e produktit.



