
Italia ka shënuar sot numrin më të ulët të viktimave që nga fillimi i pandemisë. 174 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në shtetin fqinj. Edhe shifrat e tjera flasin për përmirësim të situatës. 1740 persona janë shëruar në krahasim me një ditë më parë, duke e çuar numrin total në mbi 80 mijë. Edhe numri i rasteve të reja po bie. Janë 525 rastet e reja në 24 orët e fundit në të gjithë Italinë.



