Lagjja nr. 1 e Pogradecit turistik prej shumë vitesh i ngjan një gërmadhe. Në fushatën e para disa viteve të kryetarit të bashkisë së kandidimit në planin e tij ishte kthimi i Pogradecit në një zonë turistike.
Sot situata është po e njëjtë me atë të para fushatës dhe nuk ka ndryshuar, madje nuk i ngjan aspak një qyteti turistik. Rrugët e shkatërruara në brendësi të lagjes dhe mbeturina të lëna aty prej kohësh. Godina e tregut që nuk u restaurua kurrë, e cila ndodhet në brendësi të lagjes nr. 1. Në afërsi të saj ka shumë mbeturina të lëna aty që prej kush e di se prej cilës kohë.
Pamje të objekteve, orendive dhe hekurishte të vjetra. Qytetarët shprehen se një nga problemet më të mëdha janë ujërat e zeza, për të mos përmendur rrugët. Sa herë bëjnë kërkesa, është e kotë, pasi nuk i merr parasysh askush. Pllakat na i vendosi firma sepse donin vota. Erdhi ai që kandidonte, na shtroi disa pllaka dhe u zhduk sepse nuk fitoi. Fëmijët kanë ikur. “Xhadat” shkuan edhe në Bashkinë e Pogradecit, ku komunikuam me sekretarin e përgjithshëm pranë bashkisë.
Ai shprehet se përveç premtimit elektoral, ka qenë edhe vizion i kryetarit të bashkisë. Ai thekson se çdo investim kërkon kohën e tij, pasi bashkia nuk ka mundësi ta realizojë 100%. Kemi mbi 4 vite që merremi me investimin e lungolabes. Është investim i premtuar mbi 5 vite. Janë investime që bëhen nga KFM. Duan kohën e tyre. Është projekt i madh për bashki të vogla ose të mesme, sikurse jemi ne. Vizioni vazhdon. Aktualisht janë në fazë analizimi të projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Mandati tjetër nuk është në dorën tonë. Maksimumi dy vite përfundon. Nuk është e thjeshtë për një bashki të vogël, pasi kërkon shumë fonde.Ai shton se nuk janë rritur taksat, pavarësisht rritjes së pagave, dhe se prej mbi 4 vitesh po merren me investimet e Lungolabes, të cilat janë të mëdha. Ky investim do të realizohet, por shpresohet brenda mandatit.
Ky projekt do të sistemojë, përveç anës vizive, edhe tregun, që të bëhet një destinacion turistik .
aktualisht janë në fazë analizimi të projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.



