Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka bërë thirrje për një strategji të re globale për të luftuar trafikun e paligjshëm të drogës. Në fjalimin e tij lideri i majtë e konsideroi luftën e deritanishme kundër drogës si të dështuar.
Qindra mijëra njerëz vdiqën në luftën civile dhjetëvjeçare të Kolumbisë, e nxitur pjesërisht nga tregtia e narkotikëve. Ish-kryebashkiaku 62-vjeçar i Bogotës dhe ish-luftëtari rebel u zgjodh në qershor në një manifest radikal që premtonte të luftonte pabarazinë dhe të ndalonte projektet e reja të naftës.
Petro i tha një turme mbështetësish të tij në Bogota se është koha për një konventë të re globale që "pranon se lufta kundër drogës ka dështuar". "Ka lënë një milion amerikano-latinë të vdekur gjatë 40 viteve," tha ai, "dhe lë 70,000 amerikano-veriorë të vdekur nga mbidoza çdo vit."
Më shumë se 50 vjet më parë, Presidenti i SHBA Richard Nixon nisi një strategji globale kundër narkotikëve që theksonte kriminalizimin dhe përdorimin e forcës policore, e cila u bë e njohur si "lufta kundër drogës".
Presidenti i sapo betuar i Kolumbisë tha se strategjia thjesht kishte forcuar fuqinë e bandave mafioze dhe kishte dobësuar shtetet e Amerikës Latine gjatë dekadave.



