
Dy kosovarë janë arrestuar nga Policia e Serbisë, në Konçul, fshat ky në afërsi të zonës kufitare të Dheut të Bardhë.
Siç raporton Tanjug, policia ka arrestuar të dyshuarit D.A., 36 vjeç, dhe D.P., 26 vjeç, pas konfiskimit të rreth katër kilogramëve marijuanë.
Të dyshuarit thuhet se janë njëri nga Gjilani dhe tjetri nga Kamenica.



