Çëshja Shullazi, Prokuroria: Ja pse u thirr Saimir Tahiri dhe për çfarë do pyetet

Çëshja Shullazi, Prokuroria: Ja pse u thirr Saimir Tahiri dhe për çfarë do pyetet

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, këtë javë për të dhënë deklarime në lidhje me çështjen e Emiljano Shullazit.

Shkak i thirrjes së Tahirit në cilësinë e deklaruesit, janë bërë dëshmitë e dhëna më herët në prokurori nga rektorët Dhori Kule e Mynir Koni, si dhe nga drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, raporton “Panorama”.

Dy rektorët, që dyshohet se janë kërcënuar nga Emiljano Shullazi në prill 2016, kur mbahej fushata për zgjedhjet në universitete, në dëshminë e tyre kanë përmendur Tahirin.

Ata kanë thënë se pasi u kanosën nga persona të panjohur para një hoteli në Tiranë, kanë marrë kontakt me drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Ky i fundit, bashkë me dy rektorët, kanë shkuar atë ditë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka mësuar ngjarjen dhe u ka premtuar rektorëve se Policia do të bënte gjithçka për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë thënë se saktësimi i këtyre rrethanave është bërë shkak për fletëthirrjen dërguar ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga ana tjetër, gazeta “Panorama” ka publikuar dje të dhëna, sipas të cilave, javën e kaluar në prokurori është pyetur drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Përveç deklarimeve të marra në lidhje me procedurën e ndjekur nga Policia në mesin e muajit prill 2016, kur është bërë shoqërimi i Emiljano Shullazit, burimet e Policisë kanë thënë se drejtori i Policisë së kryeqytetit është pyetur edhe për komunikimet e tij me eprorët dhe me vartësit ditën e ngjarjes.

HETIMET PËR SHULLAZIN

Bazuar në kallëzimin e një biznesmeni nga Tirana, Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj Emiljano Shullazit për gjobëvënie, në shkurt 2016. Dy muaj më vonë, në mesin e prillit 2016, personazhi i njohur në Tiranë u arrestua bashkë me shtetasit Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani për disa akuza.

Arrestimi i Shullazit u bë ditën e denoncimit publik për kërcënimin e dy rektorëve, Dhori Kule e Mynir Koni, edhe pse këta të fundit nuk dëshmuan asnjëherë nëse kishin arritur ta njihnin autorin e kërcënimit ndaj tyre.

Prokuroria kërkoi në gjykatë caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, me akuzën për katër raste gjobëvëniesh, por deri tani vetëm biznesmeni Ylvi Beqja ka pranuar të japë deklarime në statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Biznesmeni që e paditi i pari Shullazin ishte larguar nga Shqipëria para arrestimit të të dyshuarit, ndërsa dy biznesmenë të tjerë nuk kanë pranuar të japin deklarime në prokurori. Ylvi Beqja ka pretenduar se Shullazi e grupi i tij (pesë të arrestuar gjithsej), i kanë marrë rreth 700 mijë euro dhe 30 për qind të aksioneve të ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

Pavarësisht dëshmisë së dhënë në hetimet paraprake, seancat për sigurimin e kësaj dëshmie në gjykatë po dështojnë prej më se një muaji e gjysmë, pasi asnjë avokat nuk pranon mbrojtjen e të pandehurve. Nga ana tjetër, avokatët e Emiljano Shullazit dhe të tjerëve nuk i kanë pranuar akuzat, duke hedhur poshtë deklarimet e biznesmenit Ylvi Beqja.

Ky i fundit u akuzua publikisht nga disa tregtarë për marrje shumash të mëdha hua dhe moskthimin e tyre në kohë. Vetë dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja, ka pretenduar se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat që i janë bërë publikisht për shkak se ka pranuar të dëshmojë në lidhje me gjobëvënien.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy