Udhëheqësi de fakto i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, emri i vërtetë i al-Jolani , ka thënë se vendi është i rraskapitur nga lufta dhe nuk përbën kërcënim për fqinjët e tij apo Perëndimin.

Në një intervistë për BBC në Damask, ai bëri thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
Tani, pas gjithçkaje që ka ndodhur, sanksionet duhet të hiqen sepse ato kishin për qëllim regjimin e vjetër. Viktima dhe shtypësi nuk duhet të trajtohen njësoj.
Al Jolani shtoi se HTS, Hayat Tahrir al-Sham, duhet të hiqet nga lista e organizatave terroriste. Ajo u caktua si e tillë nga OKB, SHBA, BE dhe MB, ndër shumë të tjera, sepse filloi si një grup i ndarë nga al-Kaeda, nga e cila u shkëput në vitin 2016.



