Policia e Vlorës ka sekuestruar këtë të mërkurë 215 kg kanabis sativa. Lënda narkotike është gjetur në një automjet tip BMW X5, ndërsa drejtuesi i tij ka mundur t`i shpëtojë policisë.
Kjo e fundit njofton se ka identifikuar transportuesin e drogës dhe ka nisur punën për ndalimin e tij.



