Pas drekës me Macron/ Rama: Nuk do të jem ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë

Pas drekës me Macron/ Rama: Nuk do të jem ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në një vizitë në Paris, ku është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron.

Rama tha se gjatë takimit është diskutuar edhe në lidhje me financimin e tre projekteve të rëndësishme që ka marrë përsipër Agjencia Franceze për Zhvillim, të cilat janë: Finalizimi i punës për të garantuar 24 orë pa ndërpreje për Durrësin, Sistemi elektroenergjitik dhe Programi për gratë dhe vajzat.

“Ishte një ftesë e presidentit dhe ai dëshironte që të kalonte një drekë punë me mua për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të Agjencisë Francezë për Zhvillim që është angazhuar në financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku më i rëndësishmi është për finalizimin e punës për të përmbyllur investimet tërësore në ujësjellësin e Durrësit dhe për të garantuar ujë 24 orë pa ndërprerje, ku presidenti e mori si angazhim pas tërmetin. Së dyti, për sistemin elektorenegjitik dhe një program për gratë dhe vajzat”, tha Rama ndër të tjera.

 Rama sqaroi se nuk do të jetë ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme. Nartyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijme tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë.”

I pyetur nëse mori sinjale sa i përket procesit të integrimit në BE, Rama theksoi se gjithçka varet nga situata brenda Këshillit Europian.

“Është një proces që vazhdon. Unë e kam  thënë dhe e përsëris që s’ka asnjë sekret. Është sekreti më i madh publik, nëse mund ta themi, që ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së. Kështu që kjo është një gjë e ditur dhe s’ka nevojë për t’u zgjatur në këtë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy