Kandidat i PS-së në Himarë, Tavo: Çështja e pronave nuk do të ekzistojë më. Sfida ime, sheshimi i keqkuptimeve

Kandidat i PS-së në Himarë, Tavo: Çështja e pronave nuk do të ekzistojë më. Sfida ime, sheshimi i keqkuptimeve

Vangjel Tavo do të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë e Himarës. Vendimi u mor nga Kryesia e Socialistëve, ndërsa opozita do të vendosë të mërkurën për kandidaturën. Me të gjitha gjasat në garë përballë Tavos do të jetë Petro Beleri, djali i Fredi Belerit.

Në një lidhje telefonike me studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Vangjel Tavo tha se është sfida e tij personale sheshimi i keqkuptimeve.

Tavo premtoi se çështja e pronave nuk do të ekzistojë më dhe se do të zgjidhet përfundimisht. 

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Ka ardhur pas një takimi me kryetarin e PS-së, Edi Ramën dhe më është kërkuar që të kandidoj në Bashkinë e Himarës. Pas një diskutimi dhe argumentimi të situatës me Ramën, vendosa ta pranoj Bashkinë e Himarës si një sfidë, por edhe  si përgjegjësi pasi Himara ashtu si bashkitë e tjera, me problematikat që e shoqërojnë kërkon një administrim të punëve dhe aq më tepër që kemi të bëjmë me një bashki bregdetare ku në periudhën e verës, fluksi i vizitorëve është i shtuar dhe kjo kërkon nga ana e pushtetit vendor një angazhim më të madh për menaxhimin e situatës. Për mua kjo është një sfidë, një përgjegjësi dhe besoj se me përvojën time i kam të gjitha mundësitë për ta menaxhuar më së miri Bashkinë e Himarës, për të zgjidhur problemet e banorëve të Himarës.

Në fokus, Himarën, nuk e ka vendosur çështja Beleri. Himara historikisht dhe himarjotët kanë qenë në fokus. Himara pavarësisht problematikës që është krijuar dhe me çështjen Beleri, jam i sigurtë që do i kthehet qetësisë dhe përditshmërisë. Edhe sot ata që reagojnë me të drejtë dhe pa të drejtë do i them që pas kohë pas zgjedhjeve do të binden që Himara ka filluar të kthehet në rrugën e drejtë.

Edhe himarjoti i fundit do të ketë marrë certifikatën e pronësisë. Kjo çështje nuk do të ekzistojë më, do të zgjidhet përfundimisht. Nuk është premtim elektoral, por është një çështje që ka nisur dhe do të përfundojë. Është këmbëngulja e kryeministrit të Shqipërisë për ta zgjidhur këtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy