Kryemadhi: Meta na mbante në këmishë hekuri, tani që iku, LSI do shpërthejë

Kryemadhi: Meta na mbante në këmishë hekuri, tani që iku, LSI do shpërthejë

Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se pas largimit të Ilir Metës drejt Presidencës, partia do të jetë më e lirë. Kryemadhi e bëri këtë deklaratë mbrëmjen e së enjtes në një debat përballë gazetarëve në emisionin “Të paekspozuarit”, ku komentoi edhe marrëveshjen e djeshme të LSI-së me PDS-në e Paskal Milos.

“Me ikjen e Metës, tani do shpërthejë LSI. Ai na mbante në këmishë hekuri. Na thoshte: ‘Mos shani, mos kritikoni’. Po tani më mirë të ‘puthemi’ me Milon, se me ndonjë parti tjetër që s’njihet. Ilir Meta 5 vite do jetë president. Meta mund të ketë ambicie për të marrë mandatin e dytë si president”, u shpreh Kryemadhi. 
Kryemadhi theksoi se ka kritikuar bashkëshortin e saj për disa çështje, siç ishte ligji i Arsimit të Lartë.
“Sa herë e kam akuzuar unë Ilir Metën. Ose e kam sulmuar unë, o s’ka. Unë e kam kritikuar shumë Ilir Metën për ligjin e Arsimit të Lartë. Pa pikë turpi ministra dhe rektori thanë se do i rregullojnë ligjin dhe s’e bënë”, tha Kryemadhi.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy