Bogdani: Zgjedhjet lokale janë tek individi, e shoh veten pjesë të garës për Bashkinë Tiranë (VIDEO)

Bogdani: Zgjedhjet lokale janë tek individi, e shoh veten pjesë të garës për Bashkinë Tiranë (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gerd Bogdani, thotë se për të dalë me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale me Partinë e Lirisë, gjithçka do të varet nga primaret.

Në studion e MCN Live, ai pohoi se koha e mbetur është e ngushtë, ndërsa tha se të qenit në pushtet padiskutim të sjell benefite, pasi asnjëherë nuk e respektojnë mos përdorimin e pushtetit për çështje elektorale.

Ka një konsum shumë të madh të qeverisjes tek qytetarët, për shkak se është keqqeverisur. Zgjedhjet lokale janë tek individi.

Ti sot je në kohë krize dhe Bashkia Tiranë merr 6 milionë euro nga fondi i emergjencës dhe i përdor për koncertet.

Jam i bindur se kandidati i PS do e bëj çështje politike, por në fund fare janë çështje individi dhe mirëqeverisje, sepse hallet e pushtetit lokal janë të përditshme.

I pyetur se si do të bëhen primaret për zgjedhjen e kandidatit, deklaroi se është standard i ri, ku tha se në Shqipëri është hera e parë që përdoret një standard i tillë, ku kushdo mund të shprehë simpatinë e tij dhe përgjegjësia e kandidatit është shumë e madhe, pasi nuk është një emër që del nga lidershipi i partisë dhe lideri i partisë, por del nga vota e anëtarësisë.

Lidhur me bashkëpunimin me Partinë e Lirisë, deklaroi se do të bashkëpunohet edhe përtej këshillave bashkiakë.

Baza e PD, sidomos në varësi të kandidatit dhe qytetit ku është, demokratët do të jenë të gjithë bashkë në zgjedhjet lokale, sepse kjo është një betejë për të ndaluar keqqeverisjen në Shqipëri, se Tirana ka abuzimin më të madh dhe është më keq se kur u zgjodh Veliaj se ka 5 mijë metër katrorë hapësirë të gjelbër se kur u zgjodh ai.

Këtu ndërtohet pa fund se çmimet janë në ekstrem, se ka një pastrim të theksuar parash.

Zgjedhjet lokale vitin tjetër, janë zgjedhje për qytetarët. Jam i bindur se kandidatët e PD, do krijojnë një sinergji shumë më të madhe dhe përtej Partisë Demokratike. Pushteti lokal nuk njeh ngjyra politike.

Jam i bindur që s’ka për të ndodhur që të gjitha partitë e opozitës të kenë nga një kandidat. Mund të jetë ëndërr e Partisë Socialiste dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Beteja e ardhshme e Tiranës, është individi me individin, për të qeverisur më mirë.

Në rast se zgjedhjet e gjejnë Partinë Demokratike të ndarë, Bogdani deklaroi se baza e demokratëve do të jetë e bashkuar, jo vetëm në bazë, por edhe me zërat kritikë në qytet, duke u ndalur tek aktivistët dhe artistët e Teatrit Kombëtar.

I pyetur se çfarë figure i duhet PD, duhet një figurë e pastër politike, e cila jep garanci për të mirëqeverisur me transparencë të plotë, dhe që do ta bëjë qytetin më të jetueshëm.

Nëse e sheh veten pjesë të garës elektorale në zgjedhjet lokale, Bogdani pohoi.

Padiskutim që po, nga kontaktet me bazën kam një shtysë për këtë, e kam testuar bazën. Sfida ime e parë ka qenë pushteti lokal, në njësinë numër 10.

Nuk e shoh të vështirë garën përballë Veliaj, pasi Tirana është kthyer në një qytet që nuk funksionon. Padiskutim që kam mbështetje politike.

Baza sheh sot prioritetin më të madh ndalimin e keqqeverisjes për Tiranën.

I pyetur nëse e do Partia e Lirisë si kandidat, Bogdani tha se duhet pyetur, ndërsa shtoi se koalicioni duhet të jetë me bazë të gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy