
Financimet e pushtetit vendor, kanë ngritur pikëpyetjen në mënyrën e buxhetit në të gjitha bashkitë.
Në emisionin “MCN economy”, eksperti i ekonomisë, Enton Duro, vlerëson se taksa vendore do duhej të ishte burimi kryesor i të ardhura në disa bashki, gjë që nuk ka ndodhur.
Sipas tij, buxheti i qeverisjes vendore, mbetet në nivelin 2.8-3%
Nëse do të shohësh nivelin e demokratizimit të një vendi, shiko raportin mes qeverisjes vendore dhe qendrore, në këtë aspekt ka përmirësime, por këto nuk kanë kthyer balancat. Buxheti i qeverisjes vendore, mbetet në nivelin 2.8-3%, pra në katër vite ngelet i pandryshuar në raportin 1/10.
Trendi i përmirësimit të të ardhura vendore vjen si rezultat i disa ndikimeve që ka dhënë reforma territoriale, dhe presioneve nga qeveria qendrore, sic ishte psh, taksa e pasurisë, ndërkohë që bashkitë u zgjuan për të menaxhuar taksën e pasurisë vetëm në vitin 2018.
Taksa vendore do duhej të ishte burimi kryesor i të ardhura të bashkisë, kanë pasur ose jo ata këtë taksë, është në diskutim, por sa herë presioni i qeverisë ka qenë te bashkia, ato janë zgjuar. Unë shoh një raport deri diku të përmirësuar, por elementi i demokratizimit të bashkive e ka humbur garën me kohën, në raport me aspektin financiar.
Sipas Duros, autonomia vendore nuk mund të arrihet pa autonominë financiar.
Bashkitë janë futur me kohë në planet buxhetore afatmesme, këto plane do duhej te ishin lidhur me strategjitë kombëtare, dhe ato në nivel lokal do duhej të ishin përkthyer te bashkitë, por kjo nuk ka ndodhur, bashkitë mbeten të varura, dhe presin ndoshta edhe të shahen edhe të anatemohen nga kryeministri. Kështu bashkitë vazhdojnë të mbeten ende fiktive, nuk kanë plane dhe prodhojnë borxhe të prapambetura.
Pra të gjitha këto dhe të shikohen dhe te ky rreth vicioz duhet të shikohen se çfarë këna bërë bashkitë, nëse nuk ndërgjegjësohen për pushtetin që kanë, atëherë ato nuk mund të arrijnë autonominë e tyre pa arritur autonominë financiare dhe ngelin të varura nga buxheti i qeverisjes qendrore.



