
"Në Ukrainë situata është serioze pas agresionit rus dhe përpjekjes së papranueshme të Putinit për të aneksuar rajone të reja në Rusi". Kështu deklaroi udhëheqësja e Fratelli D’Italia, Giorgia Meloni në përshëndetjen e saj për partinë nacional-konservatore të Spanjës, Vox.
Ajo theksoi se: "Ne kemi nevojë për një Evropë që është më e guximshme përballë sfidave të mëdha dhe më modeste kur bëhet fjalë për adresimin e çështjeve lokale mbi bazën e të cilave funksionojnë më së miri edhe politikat kombëtare”.
“Ne shpresojmë se Evropa do të jetë në gjendje të demonstrojë solidaritetin që presim. Por tani ne e kemi rizbuluar veten si të dobët. Tani detyra e madhe është të luajmë një rol strategjik. Prej vitesh na është thënë se tregtia globale ishte përgjigja, por nuk ndodhi", shton ajo.
Për krizën energjetike, Meloni përsërit: “Kriza energjetike po bën që Italia të dërgojë fatura të paqëndrueshme për familjet dhe bizneset, gjë që duhet të marrë fund menjëherë."
"Ne nuk jemi mostra, njerëzit e kuptojnë. Rroftë Vox, Rroftë Italia, Rroftë Spanja, rrofshin patriotët e Evropës", përfundoi Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e re e Italisë.
Ajo vuri në dukje se: "Vetëm duke fituar në vendet tona, Evropa mund të bëhet një gjigant politik që ne duam dhe jo një gjigant burokratik”.



