Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Kodra e Shtufit”, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga punimet me saldaturë në një shkallë metalike.
Banorja e identifikuar me inicialet T.H., sapo ka vënë re përhapjen e shpejtë të flakëve, ka njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Forcat kanë mbërritur në kohë në vendngjarje, duke bërë të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në apartamentet e tjera të godinës 5-katëshe.
Si pasojë e incidentit janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.



