Emilio Çika, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare në studion e lajmeve në MCN ka komentuar lidhur me sulmin terroristë të ndodhur një ditë më parë në Moskë ku deri tani flitet për 133 persona të vdekur.
Ai u shpreh se është në nga sulmet me vdekjet më të mëdha në Moskë, ndërsa ISIS ka marrë përsipër këtë ngjarje. Sipas tij Moska e adreson të gjithë veprimtarinë kundrejt Ukrainës, teksa thekson se akt ndoshta do të çojë në një përshkallëzim të luftës mes dy palëve.
Të themi të vërtetën kemi një qëndrim zyrtar deri diku nga telegram i cili ka marrë përsipër këtë sulm terrorist në Moskë, një sulm që numrin kaq të madh të viktimave është një ndër sulmet me vdekjet më të mëdha brenda Moskës. Ka pasur dhe më parë brenda Rusisë sulme terroriste të cilat janë brenda këtij territori, nëse kujtojmë është një sulm brenda një teatri ku pati shumë viktima dhe po ashtu dhe brenda një shkolle.
Nuk është hera e parë por duhet thënë se në aspektin se si do reagojë shteti rus nuk ka rëndësi sepse në fund të fundit ata që do u drejtohet gishti nga Moska do jetë dhe kundërpërgjigje e Rusisë, pikërisht nga Kievi.
Të dyshuarit janë ndaluar në kufirin me Ukrainën dhe sigurisht që kjo mund të sjellë dhe një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës. Putin mori dhe një mandat të ri ndërsa fronti i luftimeve mes dy palëve nuk ka ndryshuar ka disa muaj që kanë një front të stabilizuar dhe kjo do sjellë ndonjë ngurtësim, por fakti që Rusia ka mundur të adresojë këtë akt kundrejt Kievit do të thotë se mund të kemi përshkallëzim të luftës me Ukrainën.
Më tej ai theksoi se sulmet terroriste pavarësisht luftës, shtetet duhet të jenë të solidarizuara kundrejt këtij fenomeni dhe duhet të lajmërojnë njeri tjetrit nëse kanë dijeni pasi në fund ata që e pësojnë janë qytetarët e pafajshëm.
Kjo është dhe logjika e Moskës kundrejt paralajmërimeve të ardhura nga qarqe të caktuara, pasi SHBA paralajmëroi sulmin që në 7 mars.
Por Rusia me atë që është lufta në Ukrainë e ka justifikuar për veten e saj dhe nuk kërkon një arsye më shumë për të vazhduar luftën ndaj Ukrainës duke i bërë të qarta kauzat pse ka nisur këtë luftë, dhe dje ka kaluar në një hap më tej, nuk është quajtur më operacion special por luftë.



