PD mbledh ish-kryepolicët një ditë para mitingut

PD mbledh ish-kryepolicët një ditë para mitingut

Selia blu nuk ka shpallur asnjë axhendë përfundimtare për  mitungun e nesërm por në ambjentet e saj është zhvilluar një mbledhje e pazakontë për të përgatitur protestën të cilën Lulzim Basha e ka shpallur pa kthim.

 

Pjesëmarrës në të kanë qenë oficerë me grada të larta policie që kanë shërbyer gjatë qeverisjes 9 vjeçare të Sali Berishës. Pas mbledhjes së kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, ish zv-Ministër i Brendshëm kanë dalë me radhë ish drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ish-zv\Drejtori Agron Kuliçaj, ish-numri dy i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë Rrugore dhe asaj bashkiake, Vullnet Topalli dhe të tjerë.

 

Vendimet apo zhvillimet e kësaj mbledhje nuk janë ndarë për publikun. Por siç mësohet ata kanë diskutuar në lidhje me mbarëvajtjen e tubimit. Që deri tani ende nuk ka publikuar axhendën. Por ç’duan ish-policët me planin e protestës?! Në fakt një gjë të ngjashme e ka bërë edhe PS-ja kur ishte në opozitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy