
Data 19 prill ishte dita e fundit e fermerëve për të aplikuar për subvencione për bujqësi.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari, në një komunikim për ‘MCN live’, bën të ditur se numri i fermerëve që kanë aplikuar për këtë fazë të skemës nga 65 mijë sa ishin vitin e kaluar, sivjet ka shkuar në 70 mijë aplikime.
Numri i fermerëve që aplikuan në skemën kombëtare të mbështetjes sivjet është 69 mijë e 852 aplikime në total. Nga të cilat 69 mijë e 510 aplikime janë bërë nga fermerët individual, kurse 321 aplikime janë bërë nga grup fermerësh dhe 21 aplikime nga shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Kemi një numër të shtuar të aplikimeve që tashmë në krahasim me vitin e kaluar është rritur nga 65 mijë në 70 mijë aplikime. Atë projeksion që ne e kishim menduar dhe e kishin parashikuar që do të ishte në nivelin e këtyre shifrave sepse gjithmonë te skema mbështetëse kombëtare të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, tashmë fermerët kanë krijuar një besim të qëndrueshëm dhe çdo vit po aplikojnë në mënyrë në rend rritës se si duan të fitojnë nga skema kombëtare e mbështetjes.
Për zv.ministrin Jaupllari, kryeson me aplikime zona e Fierit.
Bujqësia te ne zhvillohet në Lushnjë, Fier, që është hambari i Shqipërisë dhe Korça që zë vendin e dytë se ka një fushë e cila e gjitha punohet nga fermerët toka mbillet, kultivohet por dhe mollët që janë si karakteristikë për rajonin.
Kështu që rrethi i parë më numrin me të madh të aplikimeve është Fier, e ndjekur nga Korça, dhe pastaj zonat tjera.
Jaupllari thotë se përgjatë dy muajve do të zgjasë verifikimi i dokumentacioneve që behet në katër faza.
Nga eksperienca e dy viteve më parë, të gjithë ata fermer që do të plotësojnë ato kritere sepse kjo është faza e parë e aplikimeve dhe në fazën e dytë të plotësimit ët dokumentacionet e cila do të fillojë menjëherë dhe këtu duhet tërhequr vëmendja e fermerëve për të qenë vigjilentë dhe për të pasur ato numra që të jenë të disponueshëm për institucionin. Dhe nëse dikush për 2 javë që do behet verifikimi i dokumentacionit dhe nuk i ka shkuar ndonjë mesazh duhet të interesohet pranë zyrave që ka aplikuar.
Faza e tretë është ajo e kalkulimit të dosjeve dhe e shikimit në anën dokumentare dhe faza e katërt, ajo e verifikimit në teren të deklarimeve që janë bërë dhe të dosjeve që janë dhënë. Pas kësaj faze nis disburimi i degëve.
Gjatë viteve të kaluara, disbursimi është bërë në dy këste, vjet ata që kanë plotësuar dokumentacionet i kanë marrë lekët dhe edhe këtë vit jemi duke kryer përllogaritjet sesa do të jetë kostoja e skemës kombëtare për këtë vit dhe ne qershor do te ri alokojë shtesën tjetër për të prollogaritur këstet. Jam i bindur se kush i ka plotësuar kritere do të marrë lekët.



